Kategoria Superiore me renditje të ngjeshur, disa ekipe pretendente

Në Kategorinë Superiore, Partizani kryeson me 18 pikë, ndërsa në vendin e gjashtë Vllaznia me 15. Interesant është fakti se skuadrat që erdhën nga Kategoria e Parë, Bylis dhe Vllaznia, kanë bërë një garë të mirë deri tani, duke mos rrezikuar sërish rënien, ashtu siç ndodhte sezonet e kaluara me ato që ngjiten në Superiore.

Kukësi ende nuk ka shkëlqyer dhe kjo duket nga pozicioni në renditje, në vend të pestë, por gjithsesi, ndodhet vetëm 3 pikë larg Partizanit kryesues, pra një fitore larg. Nëse në krye të renditjes ka garë të fortë, fundi është krejt tjetër histori. Flamurtari dhe Luftëtari duken të rënë nga Superliga dhe vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë. Të dyja skuadrat në fakt e nisën sezonin me probleme, madje u diskutua edhe përjashtimi nga Superiorja.

Vlonjatët ende nuk e kanë gjetur fitoren e parë, ndërsa asnjë trajner nuk e merr përsipër ta drejtojë. Me këtë ecuri pritet që superliga të tregojë qartë ekipet pretendente vetëm në fazën e fundit.

Renditja

Partizani-18 pikë
Bylis-17 pikë
Tirana-17 pikë
Teuta-16 pikë
Kukësi-15 pikë
Vllaznia-15 pikë
Skëndërbeu-14 pikë
Laçi-13 pikë
Luftëtari-6 pikë
Flamurtari-3 pikë

SHKARKO APP