Katër hajdutë bëjnë namin në Egjipt, vjedhin me fytyrën e Salah

Katër hajdutë egjiptianë, të maskuar me fytyrën e yllit të futbollit Mohamed Salah dhe të armatosur, dolën nëpër rrugët e Kairos për të grabitur dyqanet, por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi u arrestuan nga autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat raportuan se të 4 hajdutët u arrestuan nga forcat e sigurisë në Nasr City, një lagje e kryeqytetit të Egjiptit, Cairo, pavarësisht tentativave për t’iu larguar rrethimit.

Mohamed Salah është shndërruar në një idhull për shumicën e egjiptianëve, që kur vendosi t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2017-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?