“Ke marrë para, ky quhet korrupsion”, lojtari i West Ham akuza të rënda ndaj arbitrit
West Ham mbrëmë u eliminua në gjysmëfinalen e Europa League, pasi humbi 1-0 dhe ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurtit. Në minutën e 17-të arbitri spanjoll Gil Manzano ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Cresswell dhe me një lojtar më pak përreth 75 minuta, ishte e pamundur që West Hami të provonte mrekullinë.
Megjithatë vendimet e arbitrit spanjoll kanë nervozuar jo pak anglezët, teksa në tunelet drejt dhomave të zhveshjes, ka qenë mesfushori Declan Rice që ka shpërthyer ndaj Gil Manzanos, duke e akuzuar se ka marrë para.
“Arbitër, arbitër! Ka qenë gjithçka kaq e gabuar … Si mund të arbitrosh kaq keq!? Ndershmërisht, ndoshta je paguar … Quhet korrupsion”, dëgjohet t’i thotë Rice Gil Manzanos në fund të pjesës së parë, kur skuadrat po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
KOHA JONË SONDAZH

