Keidi Bare merr çmimin e lojtarit më të mirë në muajin janar
Keidi Bare ka fituar menjëherë besimin e drejtuesve të Espanyol, por edhe të tifozëve. Mesfushori shqiptar nuk e nisi aspak mirë me ekipin e ri për shkak të dëmtimeve, por tashmë ka rigjetur formën më të mirë.
Faqja e Espanyol-it ka zbuluar së fundmi lojtarin më të mirë për muajin janar. Ky vlerësim ka shkuar për Keidi Baren, që arrin të marrë vlerësimin e parë që kur ka ardhur në ekipin e njohur.
Bare është aktivizuar në 15 ndeshje në total, 13 në kampionat dhe dy në Kupën e Mbretit.