Keidi Bare: Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje, jemi në formë
Keidi Bare është shprehur se ndeshja ndaj Spanjës mund t’i shërbejë kombëtares sonë në ndeshjet e ardhshme, pavarësisht se pësuan një humbje minimale.
“E dinim që kanë një ekip të mirë, e luajnë shumë mirë topin, por duhet të them që bëmë një ndeshje shumë të mirë, nuk i lamë shumë hapësira. Duhet të them që bëmë një lojë shumë të mirë, pavarësisht rezultatit.
Forma? Ne e treguam në fushë, do mundohemi dhe stërvitemi pak më shumë që të qarkullojmë topin, por nuk ishte e thjeshtë, pasi ata kanë talente individual edhe golat ishin individual. Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje.
Te goli i parë mund të kishim bërë më shumë, duhet ta kishim dërguar topin në anën tjetër po nuk ndodhi. Megjithatë duhet të dimë që bëmë një ndeshje pozitive”, tha Keidi Bare.
KOHA JONË SONDAZH

