Keidi Bare: Skuadra ka “uri”, ndaj Celta Vigos duam vetëm fitoren

Keidi Bare është një protagonistët në këtë sezon te skuadra e Espanyol, duke u aktivizuar në 24 ndeshje dhe duke gjetur rrugën e rrjetës në një rast. Pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Real Sociedad, Espanyol dhe Bare kërkojnë të rikthehen te suksesi teksa përballen të dielën me Celta Vigon. Futbollisti shqiptar kërkon vetëm 3 pikët në duelin e radhës.

“Ndeshja kundër Real Sociedad është një e kaluar, ne mësojmë pas çdo sfide dhe përmirësohemi. Tani duhet të përqendrohemi te Celta dhe të fitojmë tre pikët, mbeten ende shumë ndeshje e duhet t’i marrim me radhë. Shohim gjithnjë lart në klasifikim.

Në këtë moment ndjehem shumë mirë, si i gjithë ekipi në fakt pasi në fundin e sezonit gjithnjë kemi një ecuri pozitive. E treguam këtë edhe në sezonin e shkuar, ekip ka uri dhe dëshirë. Në shtëpi jemi edhe më të fortë sepse kemi me vete “lojtarin e 12”, që janë tifozët. Stadiumi ka qenë gjithnjë për notën 10″, deklaroi Bare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?