Kepa nuk bind, Chelsea nënshkruan me portierin senegalez
Chelsea me në fund merr portierin që do ta shpëtojë nga makthet. Klubi londinez, i lodhur dhe demoralizuar nga gabimet e panumërta të portierit me të shtrenjtë në historinë e futbollit, Kepa Arrizabalaga, ka zyrtarizuar blerjen e Edouard Mendy nga Rennes për 22 milionë stërlina.
“Gardiani” senegalez, i lindur në Francë, ka nënshkruar me blutë kontratë 5-vjeçare. Edouard Mendy, e emocionuar nga ky hap i madh në karrierë, deklaroi se po bënte realitet një ëndërr.
“Jam shumë i lumtur që do të bashkohem me Chelsea-n. Është një ëndërr të jem pjesë e kësaj skuadre dhe të punoj me Frank Lampard dhe stafin e tij. Po pres me padurim të takoj shokët e ekipit dhe të nis stërvitjen me Chelsea-n”, deklaroi 28-vjeçari.