“Këpuca e Artë” në Europë, udhëheq bindshëm Lewandowski
Sporti E Martë, 19 Prill 2022 12:43
Robert Lewandowski shënoi një tjetër gol në fundjavë, duke qenë protagonist si gjithmonë. Sulmuesi polak është gjithnjë e më pranë fitimit të Këpucës së Artë për të dytin vit radhazi. Deri më tani ai ka plotë 64 pikë, në saj të 32 golave të shënuar me ekipin bavarez në Bundesligë.
Vendi i dytë ndahet mes Benzema dhe Immobiles që kanë nga 50 pikë, pasi kanë shënuar 25 gola.
Top 10 golashënuesit (sipas pikëve)
- Robert Lewandowski (Bayern Monaco) 64 pikë
- Karim Benzema (Real Madrid) 50
- Ciro Immobile (Lazio) 50
- Ohi Omoijuanfo (Crvena Zvezda/Molde) 49,5
- Dusan Vlahovic (Juventus/Fiorentina) 46
- Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 42
- Patrik Schick (Bayer Leverkusen) 40
- Mohamed Salah (Liverpool) 40
- Thomas Lehne Olsen (Lillestrom) 39
- Wissam Ben Yedder (Monaco) 38
- Martin Terrier (Rennes) 38
KOHA JONË SONDAZH

