“Kërcejnë si majmunët”, Galatasaray kallëzon trajnerin Mourinho për komentet pas derbit të Stambollit
Barazimi pa gola në derbin e Stambollit nuk ka kaluar pa polemika. Shkak janë bërë deklaratat e teknikut, Jose Mourinho, me teknikun e Fenerbahce që ka shpërthyer në akuza ndaj stolit të Galatasaray-t. Sipas pretendimeve të tyre, portugezi i është drejtuar me fjalët “kërcejnë si majmunët”, duke iu referuar festimeve të marrjes së një pike.
Galatasaray konfirmoi se do të fillonin veprimet ligjore kundër Jose Mourinhos për deklarata të supozuara. Klubi e dënoi me vendosmëri sjelljen e tij, duke deklaruar se veprimet e tij kishin përparuar nga “komente imorale” në “gjuhë çnjerëzore”.
Klubi turk ka dërguar një ankesë zyrtare si në FIFA ashtu edhe në UEFA, duke u kërkuar autoriteteve të futbollit që të ndërmarrin veprime kundër Mourinhos.
