Kërcënim i hapur, tritol poshtë makinës së Suad Licit

Kërcënohet Suad Lici. Administratorit të Vllaznisë, për arsye të pazbuluara, i është vendosur tritol në makinën e tij personale. Nuk dihet nëse e gjithë kjo lidhet me klubin, apo me bizneset që zotëron.

Lici ka njoftuar policinë, që ka gjetur eksplozivin e pashpërthyer. Një mesazh për ish-futbollistin, ndërkohë që tashmë mbetet të shihet se kush janë autorët e kësaj vepre. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP