Kërcënohen me jetë tre lojtarë të Bayernit, policia gjermane nis hetimet

Tre lojtarë të Bayern Munich kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime që St Pauli, një ekip nga divizioni i dytë gjerman, mori më 12 janar.

Në letrën e titulluar “shpëto ligën, shpëto futbollin, vdekje derrave të pistë bavarezë”, shfaqen emrat e Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe kapitenit Manuel Neuer.

Policia gjermane, përmes St.Pauli, ka marrë në dorëzim letrën dhe ka nisur hetimet me dyshimin për kërcënime dhe prishje të rendit publik, shkruan gazeta “Bild”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Jurgen Nagelsmann do të përballet sonte me Salzburgun në ndeshjen e parë 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?