Kërcënoi arbitrin, Gjykata Sportive merr vendimin për Lautaro Martinezin

Lautaro Martinez humbet derbin e Milanos. Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, e ka dënuar sulmuesin argjentinas 2 ndeshje pezullim për kartonin e kuq që mori në fund të ndeshjes ndaj Cagliarit (1-1) me argumentin “sjellje kërcënuese ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes”.

Trajneri Antonio Conte nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin në përballjet kundër Udineses dhe në derbin e Madonninas. Dy ndeshje pezullim ka qenë edhe masa ndëshkimore për portierin e tretë të Interit, Tommaso Berni. Për trajnerin Antonio Conte nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?