Kërkohet largimi, por FSHF vendos për të ardhmen e tranjerit Edy Reja

Tranjeri i Kombëtares së Futbollit, Edy Reja nuk do të iki, edhe pse ekipi ndodhet në një situatë që po nuk shkëlqen dhe që ëedhe tifozët e kanë kërkuar një gjë të tillë.

Federata Shqiptare e Futbollit, hodhi poshtë zërat për arritjen e marrëveshjes me italianin Luixhi Di Biaxho, duke i cilësuar “spekulime të pavërteta”. FSHF theksoi se në krye të stolit të Kombëtares vijon të jetë Edy Reja, si cili ka kontratë dhe do të vazhdojë punën deri në fund.

Marrëveshja me teknikun 74-vjeçar përfundon në muajin nëntor. Në këtë mënyrë ai do të zhvillojë miqësoret me Arabinë Saudite në tetor dhe me Italinë, më 16 nëntor në Arenën Kombëtare. Këto dy ndeshje mund të ishin shfrytëzuar nga trajneri i ri për një njohur skuadrën dhe futbollistët, në kuadër të Euro 2024, evenimentit që do të nisë me shortin e 9 tetorit në Frankfurt.

SHKARKO APP