Kërkohet një biletë për në Kupën e Botës, Suedia beson edhe te Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer pas pesë muajsh në kombëtare. Suedia do të presë Republikën Çeke në Solna më 24 mars, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022.
Nëse fiton, kombëtarja vikinge do të sfidojë Poloninë pesë ditë më vonë në finalen e madhe për një biletë në Kupën e Botës. Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka publikuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar.
Mes tyre është edhe sulmuesi i Milanit, i cili veshi për herë të fundit fanellën e Suedisë në humbjen e nëntorit të kaluar kundër Spanjës, ndërkohë që golat e fundit me kombëtaren i ka shënuar në vitin 2015 kundër Danimarkës. Ibra është rikthyer së fundmi nga një dëmtim, teksa kombëtarja suedeze ende beson te klasi i tij edhe pse është 40 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

