Këshilli bashkiak i Shkodrës voton për dhënien e pagave të prapambetura te Vllaznia
Këshilli bashkiak në Shkodër ka votuar me 28 vota buxhetin që i hap rrugë dhënies së prapambetur të pagave për klubin e Vllaznisë. Bëhet fjalë për pasqyrat dy viteve, atë të 2018 dhe 2019, të cilat kishin mbetur të bllokuara e si rrjedhojë kishin ndikuar në moshlyerjen e futbollistëve, që tetë ditë më parë bojkotuan stërvitjen për këtë arsye.
Për të arritur deri në pikën e votimit u deshën tre orë debat e diskutime që asambleja e Vllaznisë e përbërë nga këshilli bashkiak të miratonte pasqyrat financiare të KF Vllaznia, e cila është nën administrimin e bashkisë Shkodër.
Për t’u veçuar është edhe fakti se këshilli bashkiak u rikthye pas tre muajsh në sallë për shkak të COVID-19.