Kessie është lojtar i Barcelonës, ka kryer dhe vizitat mjekësore
Franck Kessie mund të quhet lojtar i Barcelonës. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të jetë pjesë e Milanit dhe largohet si lojtar i lirë.
Sky Sport, ai madje ka kryer vizitat mjekësore në Lugano ditët e fundit dhe më pas ka firmosur. Kessie do të përfitojë te katalanasit 7 milionë euro në sezon, nga 2.3 që merr tani te Milani.
Kontrata e tij do të jetë 4-vjeçare, ndërkohë që më parë është raportuar se menaxheri i tij do të përfitojë 10 milionë euro komision për këtë transferim.
KOHA JONË SONDAZH

