Këta janë kandidatët për ‘Këpucën e Artë’ në Euro 2016

Pesë lojtarë kanë arritur të shënojnë nga dy herë në dy ndeshjet e para duke e bërë interesante sfidën që tani për ‘Këpucën e Artë’.

Duke filluar nga Grupi A, në këtë grup kemi dy futbollistë që kanë nga dy gola.

Kështu, Dimitri Payet i Francës ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para. Ai shënoi golin e fitores kundër Rumanisë, ndërsa shënoi edhe një gol kundër Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtar tjetër që ka shënuar dy herë është edhe Bogdan Stancu i Rumanisë. Sulmuesi rumun ka shënuar dy penallti në dy ndeshje, kundër Francës dhe Zvicrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj me dy gola vjen edhe Gareth Bale. Uellsiani ka shënuar dy herë nga goditja e dënimit.

Alvaro Morata i Spanjës shpërtheu në ndeshjen kundër Turqisë duke shënuar dy herë.

I fundi që iu bashkëngjitë kësaj liste është sulmuesi belg, Romelo Lukaku. Ai shënoi kundër Irlandës.

Lojtarë si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Thomas Muller e Harry Kane ende nuk kanë gjetur rrugën e golit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?