Keylor Navas shpenzon 200 mijë euro për t’u kthyer në vendlindje

200 mijë euro vetëm e vetëm për tu kthyer në vendlindjen e tij. Futbollistët në këtë periudhë duhet të shpenzojnë shifra të çmendura për t’u kthyer në vendlindjen e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika ka ndjekur hapat e Neymar, Thiago Silvës dhe Cavanit duke u kthyer në vendlindje bashkë me familjen e tij. Por për ta bërë këtë portieri ka shpenzuar shifrën e 200 mijë eurove.

Navas është kthyer në Kosta Rika me një avion privat dhe kjo ka qenë arsyeja e shpenzimit të një shifre kaq të madhe. Tashmë portieri i PSG dhe familja e tij do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?