Khedira bën gati lamtumirën nga Juvja: Dua të luaj në Premier League, nuk i them jo …

Nga Bundesliga, në La Liga, më pas Seria A, ndërkohë që fundi i karrierës planifikohet të ndodhë në Premier League. Kjo pritet të jetë etapa e radhës për Sami Khedira-n, mesfushori gjerman, i cili në fakt nuk është në planet e Juventusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në një intervistë për “Sky” në versionin gjerman.

“Që fëmijë kam ëndërruar që të luaj në Premier League. Kam ndjekur shumë ndeshje që kur kam qenë i vogël.  Stili dhe ideja e lojës gjithmonë më kanë impresionuar.

Nëse kjo ëndërr do të realizohet, do të jetë nder. Mourinho? Më ka pëlqyer që të punoj me Jose-n, por ka shumë trajner më të cilët do të doja që të punoja. Nuk mund t’i thuash “jo” Mourinhos, por nuk është trajneri i vetëm që do të doja të punoja sërish”, deklaroi Khedira. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP