Khephren Thuram ngacmon vëllain Marcus: Për Krishtlindje i dhuroj fanellën e Juves

Rivaliteti mes Juventusit dhe Interit nuk ndalet as në ditët e Krishtlindjes. Ta rikthejë në vëmendje ka qenë Khephren Thuram, protagonist i një videoje festive të publikuar nga DAZN, ku mes batutave dhe humorit nuk mungoi edhe një provokim i qartë me ngjyrat zikaltër.

I pyetur për dhuratat që do t’u bënte shokëve të skuadrës, mesfushori bardhezi rezervoi fjalët më pikante për vëllain e tij Marcus Thuram, sulmues i Interit: “Do t’i dhuroja një fanellë të bukur të Juventusit me emrin Thuram dhe numrin 19”. Një shaka vëllazërore që ndez edhe më shumë “Derbin e Italisë”, duke e zhvendosur rivalitetin nga fusha e lojës në ambientin familjar.

Ndërkohë, te Juventusi flitet seriozisht për të ardhmen. Spekulimet e ditëve të fundit për një shkëmbim të mundshëm me Davide Frattesin janë mohuar prerë nga Giorgio Chiellini, i cili para sfidës me Bolognan ka qenë i qartë: “Një gjë është e sigurt, Thuram është dhe do të mbetet lojtar i Juventusit. Nuk kemi asnjë dëshirë të heqim dorë prej tij, përkundrazi, rreth tij duam të ndërtojmë projektin e së ardhmes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, hapësirë edhe për notat më të lehta. Khephren Thuram zbuloi dhuratat ideale për dhomën e zhveshjes: një altoparlant muzike për Di Gregorion, një brisk për Cambiason që të rregullojë mjekrën, një biletë për Dubai për Kalulun dhe një shkop golfi për McKennien.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?