Kimmich: Dita më e keqe e jetës sime, që kur erdha unë jemi eliminuar në grupe
Joshua Kimmich, mesfushori i Bayern Munich dhe Gjermanisë, nuk mund të gjejë paqe. 27-vjeçari duke folur pas eliminimit nga Kupa e Botës është shprehur se e ka përjetuar shumë keq.
“Kam frikë të dalë emri im. U bashkova me Gjermaninë në vitin 2016, më parë Gjermania kishte shkuar gjithmonë në gjysmëfinale, tashmë me mua janë eliminua dy herë që në fazën e grupeve në Kupën e Botës dhe në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian.
Nuk është ajo për të cilën dua të luftoj. Është dita më e keqe e karrierës sime. Kam frikë se për shkak të paaftësisë mund të bie në një vrimë”, deklaroi Kimmich dukshëm i mërzitur nga eliminimi i Gjermanisë, duke fajësuar dhe veten e tij. /R.Lika-Koha Jonë/