Kina mbyll dyert me Europën, Oscar dhe Paulinho shpëtojnë për 11 minuta
Kina ka vendosur të mbyllë çdo rrugë komunikimi me Europënshkak të përhapjes së frikshme te Covid-19, një koronavirus që u hap pikërisht nga shteti gjigant aziatik. Shumë lojtarë të Amerikës Latine apo Europës prej vitesh janë transferuar në Kinë.
Oscar dhe Hulk në momentin që Covid-19 shpërtheu në Kinë u transferuan në atdheun e tyre për të qenë sa më larg këtij virusi. Dy yjet brazilianë, që aktivizohen në skuadrën e Shangai Shenua kanë rrezikuar të humbasin rastin të jenë me skuadrën.
Siç raportohet nga mediet kineze, charteri i tyre nga kompania ” Bombardier Global 6000” ka mbërritur vetëm 11 minuta para se Kina të mbyllte çdo kontakt me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, në Brazil kanë mbetur një sërë futbollistësh të tjerë. Paulinho, Renato Augusto, Roger Gedes dhe Alex Texeira.