FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kjo Gjermani të fut frikën, mundi me 4-2 Portugalinë e Ronaldos

Gjermania më në fund “zgjohet”, dhuron spektakël në sfidën vendimtare ndaj kampionëve europian në fuqi, Portugalisë. Skuadra e Joachim Low triumfoi 4-2 ndaj portugezëve, në një nga ndeshjet më të bukura të Europianit deri më tani.

Ndeshja edhe pse nisi me dominimin e gjermanëve, u zhbllokua nga Ronaldo me një kundërsulm vrastar në minutën e 15-të. Kundërpërgjigja e gjermanëve ishte e frikshme, teksa do të përmbysnin gjithçka në harkun e 4 minutave. Me dy autogola të portugezëve dhe konkretisht nga Ruben Dias e Guerreiro, Gjermania e ndjen veten fituese.

Në fillimin e pjesës së dytë Kai Havertz dhe Gosens shënuan për Gjermaninë, dy golat që këtë herë ishin me autorë gjermanë. Portugezi Digo Jota realizoi në të 67-tën, por që do të vlente sa për statistika, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Gjermania ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërkohë që në krye mbetet Franca me 4. Portugalia ka 3 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?