Klasike pa gola mes Vllaznisë dhe Tiranës, Egnatia mund Laçin, Kukësi s’di të fitojë

Mbyllet në barazim pa gola klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një ndeshje e bukur dhe plot emocione është zhvilluar në “Selman Stërmasi”, por asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Tirana krijoi më shumë, ndërsa shkodranët goditën një shtyllë me Aralicën.

Egnatia merr një fitore të çmuar 2-0 përballë Laçit dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje në kuotën e 18 pikëve. Agbekpornu zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Fernando vulos fatin e takimit me golin e shënuar në kohën shtesë. Pas 3 fitoreve radhazi ndalet Laçi, ndërsa Egnatia i afrohet objektivit Europë.

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Kastriotit. Selmani zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë me një goditje me kokë. Mbrojtësi i Kastriotit Stojanovic, i heq 3 pikët nga duart skuadrës së tij me një autogol në përfundimin e ndeshjes

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?