Klaus Gjasula, rekordmeni me “helmetë” në Bundesligë

Ka futbollistë që futen në histori për golat e tyre, për pritje apo për ndeshjet e mira. Më pas ka edhe heronj si Klaus Gjasula tek Paderborn. Ditën e djeshme, në ndeshjen e Bundesligës kundër Lipzig, mesfushori shqiptar mori kartonin e verdhë numër 16 në kampionat për këtë sezon, në 26 ndeshje në të cilat është aktivizuar. Një statistikë e frikshme, teksa ka marrë kartonë të verdhë gati çdo dy ndeshke.

Ky nuk është një lajm i ri për të, teksa në gjithë karrierën e tij si futbollistë profesionit ka marrë 130 kartonë të verdhë, në vetëm 325 ndeshje në total që kur ka nisur që të luajë me topin e rrumbullakët.

Në Bundesligë, askush nuk i afrohet numrit të tij. Mesfushori i Paderborn është një lider në këtë renditje speciale në Gjermani, i ndjekur nga Ayhan me 10 karton ët verdhë dhe disa të tjerë me 9.

Gjasula përveç lidhjes së ngushtë me kartonët, është lehtësisht i dallueshëm në fushë për shkak se mban në kokë një helmetë, pas një dëmtimi para disa vitesh. Futbollisti shqiptar është shprehur se me të ndihet edhe më i sigurt në fushë. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP