Futbollisti i njohur, Klodian Duro: Jam trajtuar si serb në mes të Kosovës
Klodian Duro ka dhënë një deklaratë befasuese në fundjavën që lamë pas. Ish lojtari i kombëtares shqiptare ishte i ftuar në emisionin Dueli Sportiv te RTV Dukagjini, ku përmendi disa detaje aspak të pëlqyeshme.
Sipas tij, trajnerët e Shqipërisë nuk trajtohen mirë në Kosovë. Ai nuk përmendi emra, por theksoi se vetë është trajtuar si serb.
“Kolegët e mi, duke folur nëpër studio, nuk më kanë trajtuar mirë. Janë disa të cilët unë i kam pasur edhe futbollistët e mi. Në mes të Kosovës jam trajtuar si serb.
Nuk e kam për mediat. Gazetarët më kanë pritur shumë mirë. Gjithsesi, nuk dua të flas më shumë, por kështu jam trajtuar unë, legjenda e Shqipërisë. Duhet të respektojmë fillimisht njëri-tjetrin dhe pastaj të jemi të fortë kundër Serbisë”, tha Duro.