Klodian Rasha frymëzon ultrasit e Partizanit, protestë nga Shkodra në datën anti-polici

13 dhjetor 2020, një datë simbol për ultrasit. Nëpër mure, stadiume ose në rrjete sociale shumëkush ka parë të shkruajtur 1312, një mesazh i koduar kundër policëve, ekuivalente me ACAB (All Caps Are Bastards – Të gjithë policët janë bastardë).

Nuk mungoi as dje një formë proteste kundër policëve nga ultrasit. Ata të Partizanit, kundër udhëzimeve të autoriteteve shtetërore, kishin udhëtuar drejt Shkodrës në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Në kryeqytet, ndërkohë protestohej. Vrasja e Klodian Rashës ka ngjallur revoltë në popull dhe shumë të rinj nuk kanë ngurruar të protestojmë, madje edhe dhunshëm. Ata nuk pajtohen me atë që ka ndodhur dhe me dhunën policore.

Kurse ultrasit e kuq kanë mënyrën e tyre të protestës dhe me ta në Shkodër ishte edhe Klodian Rasha, i portretizuar në një copë duke valëvitur dhe përçuar mesazhin kundër policisë, në një datë të veçantë: 13.12, ose ndryshe në datën anti-polici. /Abcnews.al

SHKARKO APP