Kloop dështon ta marrë lojtarin, por i premton se do përpiqet deri në ditën e fundit

Jurgen Klopp thotë se Liverpool do të vazhdojë të ndjekë transferimin e Naby Keita, derisa të mbyllet dritarja e transferimit.

Mesfushori i RB Leipzig Keita është synimi kryesorë në këtë verë i Liverpoolit dhe ata janë të vendosur të kthehen për një ofertë të dytë këtë javë pasi një ofertë fillestare prej 57 millionë paund u hodh poshtë. Klopp këmbëngul që ende nuk ka zhvillim të mëtejshëm, përcjell Albeu.com.

Kloop tha: “Asgjë e re për të thënë për të, është tregu i transferimit, gjithçka është e hapur deri më 31 gusht. Ndonjëherë gjërat shkojnë, ndonjëherë nuk shkojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit në vend të dytë pas Bayern Munich në sezonin e kaluar në Bundesligë, Leipzig kanë parë interesin në ngritjen për Keita, ndërsa 22-vjeçari vlerësohet në rreth 70 milionë paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?