Klopp e cilësoi Juven favorite në Champions, ja si i përgjigjet Sarri

Pas humbjes ndaj Veronës në javën e fundit, Juventus do të rikthehet në kampionat teksa do të presë Brescian. Skuadra bardhezi tashmë gjendet pas Interit në renditje, por me të njëjtën kuotë pikësh. Trajneri Sarri në prag të ndeshjes, ka folur edhe për deklaratën e Klopp se “Zonja” është favorite në Champions.

“Sfida me Brescian do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare. Do mendojmë për ndeshjen tonë, jo për duelin Lazio-Inter. Jemi shumë pasiv gjatë një ndeshje, teksa në disa raste duhet të jemi më shumë agresivë. Brescia nuk është një skuadër e thjeshtë, luajnë më mirë në transfertë. Në këtë fazë nuk ekzistojnë ndeshje të thjeshta, në fazën e dytë, duelet anë më të vështira.

Si i përgjigjes Klopp-it? Edhe Liverpooli nuk është s’e ka një skuadër të keqe. Jurgen kërkon të heqë disi presionin në Champions.

Loja e pakët në sulm? Në Milano i braktisëm sulmuesit, luanim mirë deri në 70 metra dhe i shoqëronim pak.

Pjanic ka nevojë për pushim? Do të shohim si është. Kundër Brescias do të luajnë lojtarët më pak të lodhur”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP