Klopp i fiksuar me super talentin e Dortmundit, bën gati 70 mln euro
Jurgen Klopp është fansi mesfushorit të talentuar të Liverpool Jude Belingham dhe madje është aq i fiksuar pas tij saqë u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të bëjnë një tentativë për ta afruar në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos. Me 3 gola dhe 6 asiste në 14 ndeshje janë këto statistikat e Belingham në këtë sezon.
Borussia Dortmund e vlerëson lojtarin rreth 70 milionë euro një shifër e konsiderueshme kjo për një 18-vjeçar por e pranueshme në të njëjtën kohë duke patur parasysh faktin që Dortmundi e bleu para 2 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeç nga një skuadër e një kategorie inferior si Birmingham për 23 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

