Klopp konfirmon dëmtimin e rëndë për sulmuesin brazilian, disa javë jashtë fushave

Në momentin më të mirë Liverpooli goditet sërish nga kriza e dëmtimeve. Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino do të qëndrojë larg fushës së blertë për më shumë se 4 javë, pasi ka pësuar një dëmtim në gju në duelin e mesjavës kundër Atletico Madrid.

Braziliani doli i dëmtuar nga fusha e blertë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë nga Divock Origi. Trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit në prag të sfidës së radhës në kampionat.

“Firmino ka pësuar një dëmtim serioz në gju dhe ky është një lajm i keq. Ka qenë vërtetë i pafat. Nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të kthehet direkt pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve. Do ti duhet më shumë kohë”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?