Klopp kundër anulimit të ndeshjeve në Premier League: Nuk ndryshon asgjë!
Jurgen Klopp është kundër pezullimit të përkohshëm të kampionatit pas rasteve me Covid-19 që kanë pushtuar disa skuadra. Gjysma e ndeshjeve të programuara për tu zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë.
“Nuk jam kundër pezullimit të kampionatit, thjesht nuk shoh ndonjë avantazh të madh nëse ndalojmë të luajmë Të ndalojmë do të thotë që të mos luajmë për 1 ose 2 javë, domethënë do të mbeten pa u zhvilluar 5 apo 6 ndeshje. Kur do të mund të riluhen këto sfida?.
Nuk kemi informacione, nuk e kam idenë nëse janë stërvitur sot apo jo. Ne duam që të luajmë”, u shpreh Klopp për mediat angleze.
KOHA JONË SONDAZH

