Klopp: Me Flamengon sfidë e barabartë, por s’mund të festojmë shumë
Flamengo-Liverpool do të zbulojë nesër fituesin e Kupës së Botës për Klube. Trajneri Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes nuk i ka kursyer ironitë ndaj federatës angleze.
“Brazili ka dërguar Flamengon me urdhër për të arritur triumfin në këtë Kupë Bote për klube dhe të kthehen si heronj, ndërsa ne duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Leicester (të enjten). Ka nga ata që donin që të qëndronim në Angli për të luajtur në “Carabao Cup”. Ne do të japim gjithçka, do të jetë një sfidë e barabartë.
Për ne ky është kompeticioni më i rëndësishëm ndaj do të japim gjithçka për ta fituar, por e përsëris: Nëse Flamengo fiton, do të jetë një festë e madhe për ta. Ne duhet të mendojmë menjëherë për kampionatin.
Nuk jemi këtu si kampion Europë dhe duhet të jemi superiore, por sigurisht që edhe ne duam ta fitojmë. Flamengo ka lojtarë të mëdhenj si Gabigol dhe Bruno Henrique, e nisim të barabartë, më pas të shohim çdo të ndodhë”, deklaroi Klopp.