Klopp: Ndaj City-it është sfida më e vështirë në botën e futbollit!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në prag të super ndeshjes ndaj Manchester City-it, ka vlerësuar në maksimum kolegun e tij Pep Guardiola. Madje strategu gjerman e ka vlerësuar si duelin më të vështirë në botë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Nuk mund të bëhen krahasime me vitin e kaluar, janë ndryshuar shumë gjëra. Më pëlqejnë këto ndeshje dhe më pëlqen që t’i përgatis, edhe pse në fakt janë shumë të vështira.

Në sezonin e kaluar, humbëm në Etihad, por ishte një situatë e veçantë sepse tri ditë më parë kishim fituar titullin. Për ne ishte një moment i veçantë. Nuk më intereson që të luhet në shtëpi apo në transfertë, e rëndësishme është që të luash me kusaro dhe të mbrohesh me të gjitha forcat. Vetëm kështu mund të kemi mundësi. Kjo është ndeshja më e vështirë”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP