Klopp në krye të Gjermanisë? Strategu gjerman lë gjithçka të hapur

Jurgen Klopp shikohet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Joachim Low në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të teknikut aktual dhe emërimin në stol të trajnerit të Liverpool.

Por për momentin një lëvizje e tillë duket e pamundur dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër Jurgen Klopp, i cili në një intervistë ka nënvizuar se është shumë i lumtur te Liverpooli.

“Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive. Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpool. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.

SHKARKO APP