Klopp: Nëse dënohet City, do marr birrat dhe do kthehem në Liverpool
Manchester City në muajin shkurt pret vendimin e autoriteteve përkatëse mbi akuzat që ka sa i përket shkeljeve financiare. Sipas shtypit një mundësi do të ishte edhe heqja e titujve të fituar në fushë.
Nëse një skenar i tillë do të realizohej atëherë Liverpool do të merrte disa tituj për vitet që ka përfunduar në vend të dytë pas City-it në Premier League.
I pyetur për një skenar të tillë Klopp ka kthyer një përgjigje jo dhe aq… diplomatike.
“Nëse ndodh që City-it të ndëshkohet unë do të marr birrat dhe do të kthehem në Liverpool. Paradën e titullit mund ta bëjmë në oborrin e vilës sime…”, tha Klopp.