Klopp: Titulli nuk fitohet në dhjetor, s’më plas për City-in dhe Chelsea-n

Liverpooli është skuadra e momentit në Premier League duke parë lojën dhe rezultatet, por në dy vendet e para qëndrojnë Chelsea dhe City me dy dhe një pikë më shumë. “The Reds” ndeshjen e radhës nuk do ta kenë aspak të thjeshtë ndaj Wolves. Jurgen Klopp nuk e cilëson aspak vendimtare për titullin.

“Nuk mund të fitosh kampionatin në nëntor ose dhjetor, në këto muaj ndoshta thjesht mund ta humbasësh atë. Sigurisht që gara për titullin kampion këtë sezon është shumë emocionuese.

Gjithsesi, duhet ta keni të qartë: unë nuk i shoh tani fare ndeshjet e Manchester City apo Chelsea, me shpresën apo dëshirën se do të frenohen”, tha strategu gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?