Klopp: Vetëm unë mund ta nxjerrë Liverpoolin nga kriza!

Liverpool po kalon një sezon të vështirë me shumë ulje-ngritje, teksa ka pësar 5 humbje radhazi në shtëpi. Gjithsesi Jurgen Klopp beson se nuk ka asnjë trajner tjetër veç tij që mund ta nxjerr “The Reds” nga kriza.

“Nga pikëpamja e futbollit, ne po përpiqemi të përshtatemi me situatën ku ndodhemi. Padyshim që nuk po ia dalim shumë mirë, pasi do të kishim rezultatet më të mira. Kjo është kritika me të cilën po përballemi. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, përveçse të japim më të mirën në fushë.

Nëse është dikush thotë se ka një tjetër trajner se mund të bëjë më mirë se unë, atëherë bordi i drejtuesve duhet të marrë një vendim. Por, unë nuk mendoj se është kështu. Jo se nuk ka ndonjë trajner më të mirë se unë, por drejtuesit nuk e kanë këtë mendim, të paktën askush nuk më ka thënë”, deklaroi Klopp.

SHKARKO APP