Klopp zbulon karantinën e tij: Jam mjeshtër në larjen e pjatave!
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë të veçantë për mediat gjermane duke treguar angazhimin e tij në punët e shtëpisë gjatë kohës së karantinës.
“Detyra ime në shtëpi është të laj pjatat dhe jam bërë një mjeshtër i lavastoviljes. Është një punë që po më pëlqen shumë. Një ditë provova të skuq vezët, por bashkëshortes time nuk i pëlqeu edhe aq, ndaj nuk merrem më me gatimin. Sfida e radhës është të mësoj të lidh kravatën, pasi nuk di ta bëj. I kam vendosur qëllim vetes që ta mësoj në 7 ditët e ardhshme”, tha Klopp.
Lojtarëve u dërgoj vazhdimisht video nga ndeshjet ku kemi marrë fitore historike, apo kemi bërë lojë shumë të mirë, për t’i mbajtur të karikuar dhe për të shpresuar që do të përsëritim të njëjtat suksese edhe kur të rikthehemi”, deklaroi strategu gjerman.