Klubet e La Liga-s marrin dritën jeshile për të rinisur stërvitjen

Në shumë kampionate në Europë ekipet kanë rinisur stërvitjet në pritje të një datë për të zbritur në fushën e lojës. Një prej kampionateve që po pret me padurim zbritjen në fushë është La Liga, që tashmë ka marrë edhe dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.

Lufta me Covid-19 duket se është hedhur pas krahëve, teksa tashmë është konfirmuar se skuadrat do të lejohen për të rifilluar punën që prej kësaj jave, me shpresën që sezoni 2019-2020 mund të përfundojë në fushë. Sipas protokollit të sigurisë së La Ligës, lojtarët do të stërviten në mënyrë individuale, por fillimisht do i nënshtrohen testeve për të mësuar nëse janë të prekur nga koronavirusi.

Skuadra e parë që pritet të zbresë në fushë, gjithmonë nëse asnjë prej lojtarëve të saj nuk rezulton pozitiv në testin e Covid-19 është Atletico Madrid. Los Colcheoneros pritet të dalin në stërvitje këtë të premte për t’u bërë kështu edhe klubi i parë spanjoll që rikthehet në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tyre pritet të dalin me radhë skuadra si Barcelona dhe Valencia, teksa Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion të tij lojtarët e Real Madrid të hënën e 11 majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?