Klubet e mëdha duhet të investojnë 350 milionë euro për Haaland
Erling Haaland me shumë mundësi do të largohet nga Borussia Dortmund dhe çdo klub për të do të duhet të invesojë shumë të mëdha. I gjithë operacioni do të kapë shumën e 350 milion eurove të amortizuar në pesë vite.
Minimumi i pagës neto që norvegjezi kërkon është 25 milion euro, gjë që e çon faturën në 50 milionë euro në sezon për klubin që duhet të paguajë një “mal” me taksa.
Në total vetëm për pagën e sulmuesit do të shpenzohen 250 milionë euro. Për transferimin dhe komisionet duhen edhe 100 milionë euro të tjera, që e rrisin goxha faturën për afrimin e goleadorit të Dortmundit.