Klubet e mëdha hidhen në sulm për Vlahovic, Tare nis misionin në verë

E ardhmja e Dusan Vlahovic te Juventusi duket gjithnjë e më e paqartë. Sulmuesi serb është aktualisht i fokusuar në rikuperimin nga dëmtimi, por ndërkohë zërat për një largim të mundshëm nga Torino po shtohen dita-ditës.

Me kontratën që i skadon në qershor të vitit 2026, Vlahovic pritet të kthehet në një nga emrat më të lakmuar të merkatos së ardhshme, sidomos nëse nuk rinovon me “Zonjën e Vjetër”. Situata e tij kontraktuale e bën atë një mundësi mjaft tërheqëse për klubet europiane, veçanërisht për ato që kërkojnë një sulmues të nivelit të lartë.

Në Premier League, Chelsea dhe Tottenham kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e 24-vjeçarit, duke mos e konsideruar pengesë pagën e tij të lartë. Të dy klubet janë në kërkim të një golashënuesi të besueshëm dhe Vlahovic shihet si profili ideal për të përforcuar repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara për firmën e tij nuk ndalet vetëm në Angli. Borussia Dortmund, Barcelona dhe Atletico Madrid po monitorojnë nga afër situatën, duke qenë të gatshëm të hyjnë në negociata në momentin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, një skenar surprizë po qarkullon në Itali: Milani. Rikthimi i Massimiliano Allegrit në pankinën kuqezi mund të hapë rrugën për një lëvizje të bujshme. Trajneri italian e njeh mirë Vlahovic nga periudha te Juventusi dhe mund të insistojë për transferimin e tij në “San Siro” verën e ardhshme, sidomos pas dështimit të drejtorit sportiv Igli Tare për të siguruar një sulmues gjatë merkatos së janarit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?