Klubet e Premier League rinisin stërvitjet në fillim të muajt maj

Klubet e Premier League do të rinisin stërvitjen në datën 9 maj për fundin e sezonit. Trajnerët e skuadrave kanë pasur kontakte me futbollistët që janë larguar nga Anglia, duke u kërkuar që të rikthehen për të rinisur përgatitjet edhe pse situata e pandemisë së koronavirusit vijon të jetë delikate.

Ende nuk ka një vendim për datën e rinisjes, apo për formën, por disa klube kanë udhëzuar futbollistët që të bëhen gati. Për momentin ekzistojnë disa opsione, teksa nuk përjashtohet as mundësia që kampionati të mbyllet me klasifikimin aktual.

Një tjetër opsion është që ndeshjet të luhen në Katar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP