Klubet e Superiores letër kryeministrit Rama: Ja 4 kërkesat që duhen plotësuar!

Klubet e Kategorisë Superiore i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku i kanë bërë me dije plotësimin e kërkesave pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.

Pas bojkotimit të sezonit të ri, 10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë

1. Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve

2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%

3. Faljen e gjobave dhe kamatëvonesave

4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.

SHKARKO APP