Klubet e Superiores marrin vendimin, nuk ka kampionat as këtë fundjavë

Bojkoti i kampionatit do të vijojë edhe këtë javë. Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e 10 ekipeve të Kategorisë Superiore. Ata janë mbledhur sërish paraditen e së martës në Tiranë dhe pas shumë diskutimesh e rrahje mendimesh, kanë vendosur që ta vazhdojnë bojkotin e tyre.

Qeveria shqiptare ende nuk ka tentuar të ulet në tavolinë për të biseduar me ta dhe për më tepër për të miratuar katër kërkesat që kanë bërë. Në këto rrethana bojkoti do të vazhdojë dhe për këtë arsye as këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje kampionati.

Kësisoj, edhe java e katërt e kampionatit nuk do të luhet dhe kjo e vështirëson edhe më shumë kalendarin. Për më tepër që javën e ardhshme ndeshjet do të ndërpriteshin edhe nga takimet e kombëtares dhe shpresa e vetme për rifillimin e garës është data 18 tetor. Nëse nuk rifillon dhe në atë datë, atëherë gjërat do të vështirësoheshin edhe më shumë dhe sezoni do të vihej në rrezik.

SHKARKO APP