Klubet e Superligës zbresin sot në fushë, por për të protestuar

Kategoria Superiore duhej të vijonte sot me ndeshjet e javës së dytë të sezonit të ri, por futbolli është ndalur prej disa ditësh dhe kampionati ende nuk ka startuar. Liga Profesioniste i ka dërguar një listë me 4 kërkesa qeverisë shqiptare dhe pret plotësimin e tyre.

Në rrethana të tilla, sot është vendosur që të gjithë skuadrat të zbresin në fushë në orën 16:00, ashtu siç e parashikonte edhe kalendari i javës së dytë, megjithatë këtë herë jo për të luajtur futboll, por për të protestuar

Liga ka konfirmuar se gjithçka do të përngjajë me organizimin e ndeshjes, ku skuadrat do të udhëtojnë sipas kalendarit të përcaktuar dhe do të zbresin në fushë, teksa kapitenët do të lexojnë edhe nga një deklaratë që konfirmon bojkotin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjidhja për situatën e krijuar nuk duket ende në horizont, pasi Liga e Profesioniste këmbëngul në plotësimin e 4 kërkesave dhe pranon të ulet në tryezë për bisedime vetëm me qeverinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?