Klubi i Bundesiga-s bën gati ofertën për Rey Manaj në janar
Rey Manaj mund të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit. Sulmuesi shqiptar është në muajt e fundit të kontratës me Sivasspor dhe po mendon për një aventurë të re.
Bisedimet për rinovimin mungojnë dhe kjo e shtyn Manajn për të shikuar një destinacion të ri. Sipas raportimeve nga Turqia, në gjurmët e sulmuesit është vënë klubi i Bochum.
Skuadra gjermane po has vështirësi të mëdha në Bundesligë, aty ku renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë. Në krahun tjetër edhe drejtuesit e Sivasspor do të pranonin një transferim, duke ditur se në verë mund të largohet falas. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 27-vjeccarit,