Klubi i Bundesligës zgjidhë kontratën 5 javë nga fundi i kampionatit
Bundesliga ka rifilluar në mënyrë normale, teksa deri në fund kanë mbetur vetëm 5 javë. Gjithsesi rezultatet e dobëta kanë bërë që Alfred Schreuder të mendojë zgjidhjen e kontratës në mirëkuptim me Hoffenheim.
Kontrata ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2022, por rezultate e dobëta kanë bërë që të mbyllet para kohe.
Vetëm 8 pikë në 5 ndeshje kanë shtyrë drejtuesit që të marrin këtë vendim, sidomos sepse zona Europiane është larguar. “Kemi opinione të ndryshme në disa pika thelbësore. E cilësojmë se bashkëpunimi deri në fund të sezonit nuk ka kuptim”, u shpreh drejtori sportiv, Alexander Rosen.