Klubi i Kategorisë së Dytë drejt shkrirjes, nuk zbret në fushë për ndeshjen e sotme

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Bashkim Sulejmani” në Kuçovë ishte programuar sfida e raundit të parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes vendasve të Naftëtarit dhe Valbonës.

Ky duel nuk do të zhvillohet pasi tropojanët e Valbonës kanë një dënim nga FIFA për tre sesione të merkatos dhe nuk kanë mundur të ndërtojnë një grup me futbollistë për të qenë të gatshëm për ndeshjen.

Dënimi i FIFA-s nuk është mundur të zgjidhet dhe që në raundin e parë Valbona do marrë një humbje 3-0 në tavolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç sfidës së sotme, nëse nuk shlyen borxhet kundër ish-futbollistëve për të hequr dënimin nga FIFA, Valbona rrezikon mos zbresë në fushë dhe të ketë vetëm humbje këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?