Klubi i njohur në Itali shpall falimentimin për shkak të borxheve të shumta

Skuadra e njohur e Catanias në Italim që nga dita e sotme nuk do të ekzistojë më. I krijuar që në vitin e hershëm 1929, është zyrtarisht i fshirë nga regjistri i klubeve, e për rrjedhojë të gjithë lojtarët e saj janë të lirë, pas shpalljes së falimentimit.

Klubi arriti në këtë gjendje nga borxhet e shumta të mbledhura për vite me radhë, madje edhe sezoni nuk do të përfundojë, duke fshirë përfundimisht mesa duket një histori nga Siçilia.

Catania, klubi i 12-të në itali për nga tifozeria, me rreth 230 mijë të tillë, së fundmi ndodhej në Serie C, ku në të kaluarën ka qenë për vite me radhë pjesë e kategorisë së parë, Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi ka pësuar fatin e ngjashëm me një tjetër ekip siçilian, të Palermos, ekip i cili e nisi gjithçka nga fillimi nga grada më e ulët e Italisë, bashkë me emër e stemë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Catania më herët ka qenë po ashtu pjesë e shumë skandaleve të ndryshme për trukime e shitje ndeshjesh, ku edhe është ndëshkuar me pikë e gjoba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?